Ministri Lluka tregon arsyen e dorëheqjes së Tmavës

12 mars 16:40

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se arsyeja e dorëheqjes së drejtorit të “Trepçës” ishte skadimi i mandatit të tij, duke e hedhur poshtë deklaratën e Tmavës se një gjë të tillë e ka bërë nga presioni.

Lluka ka thënë se ndaj Tmavës nuk është bërë asnjë lloj presioni, por sipas tij, atij i ka skaduar afati më 6 shkurt. “Në letrën e dorëheqjes përmendet se një ndër arsyet ishte presioni i ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe stafit të tij, këtë dua ta demantoj, sepse drejtorit i ka skaduar afati më 6 shkurt dhe s’mund të jap dorëheqje”, ka thënë ministri Lluka gjatë një konference për medie, e cila u mbajt pas dorëheqjes së Tmavës.

A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se…