Ministri Mehaj bën homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

31 janar 2023 | 13:17

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bëri sot homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, me rastin e përvjetorit të 26-të të rënies heroike të tij së bashku me dy heronjtë tjerë të kombit, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Gjithashtu, në këtë rast ishin edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK.

“Armiku i vrau tinëzisht sepse nuk pati guxim t’u dalë përballë këtyre trimave. Tre ranë, por mijëra u ngritën nën emblemën e lavdishme të UÇK-së, duke vazhduar luftën dhe amanetin e tyre deri në Lirinë e Kombit dhe Atdheut”, ka theksuar ministri Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarët afganë Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah…