Ministri Mehaj bisedon me homologen malazeze për integrimin e Kosovës në organizatat rajonale

11 maj 2021 | 14:46

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një takim online me homologen e tij nga Mali i Zi, Olivera Injac.

Me këtë rast, ministrja Injac  ka shprehur vullnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë Covid-19.

Ndërsa ministri Mehaj ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes  të dy ministrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit në përgjithësi.

Ai ka vlerësuar lart edhe rolin e tashëm të Malit të Zi  si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund të këtij takimi, të dy palët janë pajtuar që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë, i cili ka 16 gra dhe 151 fëmijë,…