
Ministri Murati paralajmëron rishikimin e buxhetit
14 qershor 2021
| 12:07
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se qeveria është në përgatitje të rishikimit të buxhetit.
Ai ka treguar se shumë shpejt projektligji për rishikimin e buxhetit do të sillet në kuvend.
“Sa i përket rimëkëmbjes dhe rishikimit të buxhetit, duhet të theksohet se shpenzimi i buxhetit i është dedikuar Qeverisë. Ne jemi në përgatitje dhe shumë shpejt do ta sjellim në Kuvend. Ka qenë e pamundur rimëkëmbja pa e ditur hapësirën fiskale, por tash bashkë me rishikimin e buxhetit shumë shpejt paralelisht do t’i kemi të dyja edhe rishikimin edhe rimëkëmbjen. Sa i përket masave të Qeverisë së kaluar as nuk ka pasur hapje as mbyllje, numrat kanë qenë rekord e mjetet është parë se kujt i kanë shkuar”, ka thënë Murati në Kuvend.