Ministri Mustafa: Përkrahim policinë në kryerjen e obligimeve kushtetuese

23 nëntor 2018 | 12:42

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikatë për media ka bërë me dije se ministri Ekrem Mustafa, mbetet i angazhuar në përkrahjen e Policisë së Kosovës në kryerjen e obligimeve kushtetuese, sipas mandatit ligjor në kryerjen e obligimeve, sa i përket zbatimit të ligjit në Kosovë, në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase.

Ky reagim i ministrit Mustafa ka ardhur pas aksionit të sotëm në veri të Policisë së Kosovës.

“Pas urdhrit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës, Policia e Kosovës arrestoi disa persona të dyshuar, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vrasjes së politikanit, z. OliverIvanoviq. Arrestimi i këtyre personave nuk ndërlidhet me përkatësinë e tyre etnike apo fetare, por vetëm me dëshmitë për dyshimin se kanë kryer vepër penale”, është thënë në komunikatën e MPB-së.

Sipas kësaj komunikate “është shumë e rëndësishme që në këto aksione t’u besohet vetëm organeve të drejtësisë në Kosovë dhe që në asnjë formë të mos bëhen deklarime politike me qëllim të pengimit të drejtësisë. Është përgjegjësi e secilit në Kosovë që të kontribuojnë në mbajtjen e qetësisë publike dhe të shërbejnë që secili të ndihet i lirë të jetojë dhe veprojë pavarësisht se cilës përkatësi etnike i takon”.

Ministri Mustafa ka falënderuar zyrtarët e Policisë e Kosovë të cilët me profesionalizëm kanë kryer të gjitha obligimet që ju jep ligji në raste të tilla.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar Raportin vjetor të Auditimit…