Ministri Peci i vë kushte Prokurorisë – ka një pretekst pse nuk ua hap telefonin hetuesve

23 korrik 2025 | 10:29

Deputeti i zgjedhur që ushtron detyrën e ministrit të bujqësisë, Faton Peci, që po hetohet nga Prokuroria Speciale për rastin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore adreson refuzimin e hapjes nga ai të telefonit personal – besueshmërinë e ulët të autoriteteve të rendit me privacinë e tij.

Ai në Context të ATV të martën pretendoi se nuk ka refuzuar bashkëpunimin me hetuesit dhe ka ofruar t’ua hapë telefonin por vetëm në prezencën e tij me njëlloj mbikqyrje të materialeve të nxjerra nga aty me arsyen e dhënë se s’paska besim se nuk rrjedhin të dhëna personale dhe nuk keqpëroren më pas.

“Telefonin ata e kanë kërku e unë ua kam dhanë. Po ju them sinqerisht se edha ty gjatë intervistës iu kam thanë që unë jam i gatshëm 24 orë që në prezencë temën çka të dush merr edhe shiko, por m’fal në aspektin personal nuk mundesh me e pa”.

Ai tutje shtoi edhe spekulime të tjera dhe relativizim të kredibilitetit të gjyqësorit në linjë me qëndrimet të qeverisë deri tani për çka janë kritikuar rreptë si brenda dhe nga faktori ndërkombëtar.

“Na e dimë si funksionojnë institucionet e drejtësisë, të nesërmen i ki nja dy a tri ekskluzive”.

Ishin zyrtarë të tjerë të lartë nga qeveria që kishin shkëmbyer batuta personale me miq në pozita të larta që janë parë si inkriminuese në publik, siç ishte batuta e Dejona Mihalit me ish shefin e arrestuar të KEK, Nagip Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se nuk…