Ministri Peci merr pjesë në forumin global për ushqim dhe bujqësi në Gjermani

22 janar 2024 | 14:06

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në margjinat e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA) që është duke u mbajtur në Berlin, ka zhvilluar një takim zyrtar me homologët e tij me të cilët ka bashkëbiseduar rreth sukseseve dhe sfidave në sektorin e bujqësisë dhe thellimit të bashkëpunimeve ndërshtetërore.

“Me ftesë të ministrit Federal për Ushqim dhe Bujqësi të Gjermanisë, Cem Ozdemir, jam pjesë e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, me temën ‘Sistemet ushqimore të së ardhmes sonë: Bashkimi i forcave për një botë me zero uri’ ku nga sot, ky forum filloi punimet e veta në Berlin. Në mesin e 70 ministrave nga e mbarë bota së bashku do të shpalosim idetë rreth sigurisë ushqimore, hapat e deritanishëm dhe strategjitë e politikat tona kundrejt një sektori të zhvilluar e të qëndrueshëm të bujqësisë”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Peci ka thënë se ka shfrytëzuar rastin që me homologë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, të bashkëbisedojnë rreth sfidave dhe sukseseve të përbashkëta, themelimin e marrëdhënieve ekzistuese si dhe të krijimin e urave të reja të bashkëpunimit. “Në kuadër të këtij forumi, para rastin që ta takoj komisionarin për Bujqësi në BE, Janusz Wojciechowski, të cilin e njoftova për progresin e deritanishëm në sektorin e bujqësisë si dhe hapat e ndërmarrë drejt hapjes së procesit për akreditim të AZhB-së me qëllim të akreditimit në IPARD”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamed Dragubuzhda shpall te pa vlefshme qertefikaten e biznesit “Meti…