Ministri Rikalo merr pjesë në panairin e verës “ProWine 2018” në Gjermani

18 mars 2018 | 15:47

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWine 2018”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë “Stone Castle”, “Kosova Wine”, “Bodrumi i Vjetër”, “BioPak”, si dhe bodrumi “Theranda”.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Ndërkohë, gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, ministri Rikalo do të ketë takime me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, pjesë e delegacionit të MBPZHR-së gjatë kësaj vizite është edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi, si dhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Panairi Ndërkombëtar “ProWine2018”, është hapur të dielën dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2018.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji “Mehmet Akif” me përkrahje të Ministrisë së Arsimit Shkencës…