Ministri Selimi do të jetë pjesë e ekipit dialogues

14 korrik 2020 | 11:08

Të enjten dy delegacione nga Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel pas video-konferencës të zhvilluar të dielën e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Pjesë e ekipit nga Kosova do të jetë edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Ai ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka paraqitur parimet mbi të cilat do të dialogojë, që kanë të bëjnë me ruajtjen e sistemit unitar dhe integritetin territorial.

“Po do të shkoj në Bruksel. Diskutimet dhe qëndrimet tona tashmë janë shprehur me deklaratën e kryeministrit Hoti të cilën e ka lëshuar pas takimit virtual që kryeministri Hoti ka pasur me kancelaren Merkel, presidentin Macron, presidentin Vuçiq të dërguarin Lajçak dhe politikë të jashtme Borell”.

“Në atë fjalim janë cekur të gjitha qëndrimet tona në këtë dialog. Kryeministri Hoti ka paraqitur parimet mbi të cilat ne do të dialogojmë. Ato parime kanë të bëjnë me ruajtjen e sistemit unitar të shtetit tonë dhe integritetin territorial. Delegacioni i Kosovës në Bruksel do të jetë i lidhur për ato qëllime dhe parime”, ka thënë Selimi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse arrihet njohje reciproke./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e vendit tonë tash e pesë muaj po vazhdojnë…