Ministri Selimi, kryeimami Bajgora dhe Thaçi vizituan të burgosurit në Gërdoc

31 korrik 2020 | 21:42

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora dhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, kanë vizituar sot Burgun e Sigurisë së Lartë. Ata i ka pritur drejtori i këtij burgu, Burim Buleshkaj. Më pas, ata kanë parë për së afërmi vendin ku të burgosurit bisedojnë online me familjarët e tyre. Kjo mënyrë e komunikimit u është mundësuar të burgosurve pasi që vizitat fizike janë ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19.

Buleshkaj i ka informuar vizitorët edhe për punët e ndryshme që bëjnë të burgosurit.

Edhe pse në këtë institucion nuk është i infektuar asnjë i burgosur me virusin Korona, ata janë të pajisur me barna dhe në burgje ka shtretër specialë për trajtimin e pacientëve.

Derisa Selimi, Bajgora dhe Thaçi po shkonin të takoheshin me disa prej të burgosurve, gjithçka po monitorohej nga gardianët e Shërbimit Korrektues. Këtu ata dhuruan ëmbëlsira e pije freskuese për ata që po vuajnë dënimin në këtë burg. Me maska mbrojtëse e duke respektuar masat mbrojtëse, dëgjuan ankesat e kërkesat e të burgosurve.

Pasi përfunduan bisedat me të burgosurit në tre pavijone të ndryshme të Burgut të Sigurisë së Lartë, ministri Selim Selimi tregoi për rregullimet ligjore që ai do t’i bëjë. E kryeimami Bajgora shprehu dëshirën që këta të burgosur ta ndryshojnë sjelljen e tyre pas daljes nga burgu.

Burgu i Sigurisë së Lartë është i vendosur në fshatin Gërdoc të Podujevës dhe në të është paraparë që t’i vuajnë dënimet, të dënuarit me mbi 15 vjet burgim.

https://video.gjirafa.com/selimi-viziton-burgun-e-sigurise-se-larte

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia me koronavirus është krizë që ndodh një herë në…