Ministri serb: Asociacioni s’duhet të jetë një organizatë ku serbët pinë kafe

15 dhjetor 2022 | 13:43

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Vuçeviqi ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk duhet të jetë një organizatë joqeveritare ku serbët mblidhen për të pirë kafe, por për t’i mbrojtur ata institucionalisht dhe legjislativisht.

“Presioni ndaj Serbisë po rritet dita ditës. Këtë e bëjnë në mënyrë strategjike dhe të vazhdueshme, duke iu thënë serbëve se nuk ka kush t’i mbrojë. Të shqetësuar për barrikadat? Pse nuk jeni të shqetësuar për Marrëveshjen e Brukselit”, ka pyetur ministri serb, ndërkombëtarët, përcjell “Insajderi”.

Ai ka theksuar se Serbia ka zgjidhje për të gjitha situatat dhe kërkon nga serbët në Kosovë të shmangin çdo konflikt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e sigurisë, veçanërisht në veri të Kosovës është shumë…