Ministri shqiptar në Mal të Zi: Ndërsa festojmë 17 Shkurtin, sytë janë edhe nga Haga ku po gjykohen drejtuesit e UÇK-së
17 shkurt 2026
| 11:27
Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Duka, ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.
Në urimin e tij, ai ka kujtuar edhe liderët e UÇK-së, duke thënë se se sot sytë janë edhe nga Haga.
“Gëzuar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës të gjithë bashkëkombasve 🇽🇰 Kjo ditë nuk është thjesht një datë kalendarike, por kulmi i një rruge sakrifice, gjaku, qëndrese heroike dhe vizioni intelektual, me përkrahjen e çmuar të aleatëve tanë🤝 Sot, ndërsa festojmë shtetin e shpallur më 2008, sytë janë edhe nga Haga, ku po gjykohen ish-drejtues të UÇK-së. Kosova sot është shtet i pavarur! Historia e saj nuk zhbëhet në asnjë sallë gjyqi. Liria ka emër. Drejtësi për komandantët”, ka shkruar Duka në “Facebook”.



