Ministri Veliu: Policia e Kosovës është shembull për punë

04 shtator 2020 | 12:36

Me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vlerësuar kontributin e gjeneratave që barten mbi supe përgjegjësi të madhe, por edhe privilegj, të janë pjesë e historisë dhe rritës të Policisë së Republikës së Kosovës, ëndërr kjo e kamotshme e shumë brezave para nesh.

“Policia e Kosovës, mbas 21 viteve u ngrit në një institucion modern që është shembull për punë, përkushtim, integritet dhe profesionalizëm, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës u godit shumë herë nga ata që për interes kanë de-stabilizimin, kaosin dhe përfitimet nga aktivitetet kriminale, prandaj sot, kujtojmë 21 zyrtarë të saj të rënë në krye të detyrës, pishtarë të rendit dhe sigurisë”, ka thënë Veliu.

Ai ka shtuar se tani është koha të shkojmë një hap përpara.

“Të promovojmë një vizion të ri, e që është një polici moderne, kredibile e ndërtuar mbi parimet e policimit demokratik, por edhe partner i besueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtare. Republika e Kosovës nuk është më vetëm konsumues i sigurisë por është faktor stabiliteti dhe kontribuues në iniciativat rajonale te sigurisë”, ka deklaruar ministri Veliu.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka…