Ministri Vitia:​ Pacienti i parë me koronavirus në Kosovë drejt shërimit

25 mars 19:34

Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me koronavirus, njëri nga ta ka vdekur.

Por ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se njëri nga pacientët është drejt shërimit dhe tashmë njëri test ka rezultuar negativ dhe se janë në pritje të rezultatit përfundimtar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se tash pritet vetëm testi kontrollues.

“Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Ai sërish ka apeluar qytetarët që t’i përcjellin rekomandimet e dhëna nga instituti.

“Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, ka shkruar ai në Facebook.

Të dashur qytetarëSot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë…

Gepostet von Arben Vitia am Mittwoch, 25. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë një videomesazh sensibilizues…