Ministri Vitia nënshkruan udhëzimin administrativ për vaksinat anti-Covid

20 prill 2021 | 10:44

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ (UA) për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ Nr. 01/2015, autorizimi për marketing për produktet medicinale, që i hap rrugë sjelljes së vaksinave anti-Covid në Kosovë

Udhëzimi është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky udhëzim u mundëson palëve kontraktuale që të marrin me kush ose emergjent Autorizim Marketingun (AM) për vaksinat kundër Covid-19, duke përjashtuar dispozitat e Udhëzimit Administrativ 01/2015. Ky i fundit në nenin 6 përcakton që AM lëshohet me kusht që çdo person juridik apo korporatë duhet të ketë të regjistruar biznesin në Republikën e Kosovës.

Këtë nen e ka përjashtuar UA i ri i cili vlen vetëm për vaksinat kundër Covid-19.

Udhëzimin e ri administrativ mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga…