
Ministri Vitia sot do ta vizitojë Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan
04 gusht 2025
| 09:07
Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë, Arsim Berisha, si dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të UNICEF-it, sot, do të realizojë vizitë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
“Gjatë kësaj vizite do të bëhet edhe shpërndarja e pakove për lehona, si një nga aktivitetet ndërgjegjësuese që synojnë promovimin dhe theksimin e rëndësisë së ushqyerjes me gji”, njofton MSh.