Ministri Zemaj bën thirrje që të respektohen masat anti-Covid

10 janar 2021 | 15:46

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave kundër përhapjes së Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka përmendur situatën me rritjen e numrit të të infektuarve në Evropë, por ka thënë se Kosova po vazhdon ta menaxhojë mirë gjendjen me pandeminë, raporton “Epoka e re”.

“Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti-Covid! Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid-19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend. Nga 1 586 mostra të marra brenda 24 orëve, 253 kanë rezultuar pozitive, 646 kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa kemi dy vdekje”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë treguar me institucionet e vendit, për respektim të masave anti-Covid. “Ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid-19. Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1 500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës. Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën”.

“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid.
Deri në arritjen e vaksinave anti-Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar ministri Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në raportin…