Ministri Zemaj: Do t’i rrisim kapacitetet për testime

15 korrik 2020 | 15:49

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ndryshimi i dhënies së informatave për shifrat e të prekurve me Covid-19 është duke u bërë me qëllim që publikut të interesuar për këtë çështje t’i shuhet kureshtja më herët dhe në një kohë të përshtatshme.

“Me qëllim të informimit me një kohë më të përshtatshme kemi vendosur që të ndryshojmë mënyrën e raportimit për rezultatet e Covid-19. Interesimi është i madh për shifrat dhe ecurinë e Covid-19. Prandaj, çdo ditë prej orës 15:00 do të raportohen shifrat dhe informatat tjera. Do të vazhdojmë t’iu mbajmë të informuar duke rritur shkallën e transparencës”, ka thënë Zemaj në një konferencë për medie së bashku me drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani dhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, raporton “Epoka e re”.

Më tutje, Zemaj ka bërë me dije se do të rriten kapacitetet për testime, duke përfshirë klinikat shtetërore dhe private.

“Do t’i zgjerojmë kapacitetet tona edhe për klinikat private, por edhe të atyre publike. Sigurisht që do t’i rrisim kapacitet e testimeve ashtu siç kanë rekomanduar ekspertët e IKShPK-së dhe OBSh-së”, ka thënë Zemaj, duke falënderuar mediet për raportimet e tyre korrekte në lidhje me situatën pandemike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje…