
Ministri Zemaj takohet me myftiun Tërnava
27 korrik 2020
| 12:41
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ku u prit nga kreu i saj, muftiu Naim Tërnava.
Në këtë takim, Ministri Zemaj është informuar nga kreu i BIK për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19.
Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSh dhe BIK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës.