
Ministria britanike e Mbrojtjes: Mariupoli ende nën kontrollin e ukrainasve
04 mars 2022
| 08:29
Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat më të fundit nga inteligjenca sa i përket agresionit rus në Ukrainë.
Ajo njofton se qyteti i Mariupolit “mbetet nën kontrollin e ukrainasve, por ka gjasa të jetë rrethuar nga forcat ruse”.
Ministria e Mbrojtjes në Britani, gjithashtu, ka njoftuar se ky qytet ishte “objektiv i sulmeve të vazhdueshme ruse”.
Madje thuhet se niveli i rrezatimit mbetet brenda kufijve të normales, pas sulmeve në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.