
Ministria e Arsimit i dhuron 22 laptopë për shtatë shkolla të Podujevës
18 dhjetor 2020
| 10:30
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar një donacion të dhuruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shtatë shkolla të kësaj komune.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Elezi, ia ka dorëzuar kryetarit Bulliqi një donacion prej 22 laptopëve, dedikuar për shtatë shkolla të Komunës së Podujevës.
Me rastin e pranimit të donacionit, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, kryetari Bulliqi e ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për donacionin e dhuruar, të cilët u janë shpërndarë drejtorëve të shkollave përfituese të laptopëve.
(Q.R / Epoka e re)