
Ministria e Bujqësisë: Jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë
27 maj 2025
| 11:50
Ministria e Bujqësisë ka dalë me një komunikatë për medie pas bastisjes nga Prokuroria Speciale në këtë institucion.
Nga kjo ministri është thënë se “që nga dita e parë janë në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë” dhe se po bashkëpunojnë me këto institucione.
“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, është thënë në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.