Ministria e Bujqësisë mbi 50 milionë euro për bujqësinë në vitin 2019

18 dhjetor 2018 | 16:27

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe gjatë vitit 2019, në forma të ndryshme do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, por dy instrumentet më të rëndësishme të politikave të ministrisë do të jenë Programi i Zhvillimit Rural dhe Programi i Pagesave Direkte.

Buxheti për këto dy programe zhvillimore për vitin e ardhshëm është planifikuar të jetë 50.7 milionë euro. Kështu është thënë të martën në Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ku para anëtarëve të këtij komisioni, kanë raportuar zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi, si dhe u.d. i kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë(AZHB), Ekrem Gjokaj.

Zëvendësministri, Mevludin Krasniqi, ka treguar se buxheti për Ministrinë e Bujqësisë në total për vitin 2019 do të jetë rreth 61.4 milionë euro. Ndërkaq, përmes buxhetit të planifikuar për programet zhvillimore, që ky buxhet arrin në mbi 50 milionë euro, ai tha se synojnë rritjen e prodhimit bujqësor, rritjen e aftësisë konkurruese të sektorit agroushqimor, si dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në përmirësimin e jetës në zonat rurale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për tri ditë radhazi, 28, 29, 30 dhjetor 2018, me…