Ministria e Financave: Paga minimale rritet nga 350 në 425 euro

19 janar 2026 | 13:54

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se paga minimale është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

Kjo ministri ka njoftuar se zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale.

“Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto. Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës. Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti është rikthyer në “Santiago Bernabéu” për herë të…