Ministria e Financave: Pensionistët mbi 80 vjeç dhe ata me probleme shëndetësore mund të lajmërohen nga shtëpia

21 tetor 2025 | 11:43

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë me dije se tashmë është funksionalizuar shërbimi i ekipeve mobile që vizitojnë në shtëpi pensionistët të cilët, për arsye shëndetësore, nuk janë në gjendje të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve për procesin e lajmërimit periodik.

MF-ja ka njoftuar se ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sqaron për opinionin publik se tashmë ekzistojnë ekipet mobile që vizitojnë në shtëpi pensionistët që duhet të lajmërohen çdo gjashtë (6) muaj, por e kanë të pamundur ta bëjnë këtë në zyrat e pensioneve për shkak të arsyeve shëndetësore. Që nga muaji gusht 2023, Ministria e Financave ka lansuar projektin e lajmërimit në shtëpi të pensionistëve, përmes ekipeve mobile që vizitojnë pensionistët në adresën e tyre të banimit. Me qëllim të lehtësimit të procedurave, pensionistët me probleme shëndetësore si dhe ata mbi moshën 80 vjeçare mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimit. Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se…