Ministria e Financave sot mban takim për rritjen e pagës minimale

30 tetor 2025 | 08:12

Sot Ministria e Financave do të zhvillojë një takim për rritjen e pagës minimale.

Ky takim zhvillohet në ora 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, të dielën më 26 tetor në seancën ku dështoi formimi i qeverisë, gjatë prezantimit të vendimeve që do të marrin si qeveri në javën e parë përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat.

Në gusht të vitit 2024 Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për rritjen e pagës minimale në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.

E në realitetin e përditshëm, qytetarët po përballen me një barrë ekonomike gjithnjë e më të rëndë.

Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet shqiptare të mbulojnë nevojat bazë të përditshme.

Nga buka dhe qumështi, te frutat dhe perimet, çdo artikull në shportën e përditshme ka shënuar rritje.

Kjo situatë po thellon pasigurinë ekonomike dhe po prek veçanërisht shtresat e mesme dhe të ulëta të shoqërisë.

Në fillim të muajit edhe Agjencia e Statistikave njoftoi se në gusht çmimet ishin për 4.5 për qind më të larta krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu kishte deklaruar për Telegrafin se inflacioni po e bën çdo ditë e më shumë të vështirë jetën në Kosovë.

“Është vërtetë që agjenda politike në Kosovë është duke e ngulfatur sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Vetë fakti që kemi masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe nuk ka projekte të cilat mund të jenë infuzion për mbështetje për zhvillim ekonomik, për mbështetje të sektorit privat është një situatë e vërtetë shqetësuese”, ishte shprehur ai.

Gërxhaliu po ashtu theksoi se edhe mungesa e institucioneve e ka bërë që të rëndohet edhe më shumë situate ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “sukses të…