Ministria e Infrastrukturës cakton ekipin për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë

27 janar 2020 | 10:17

Në Berlin, pjesë e negociatave për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka caktuar Xhemë Veselin, drejtor të Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevën, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

“Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare…