Ministria e Infrastrukturës do të investojë 1.1 milion euro në kryeqytet

22 maj 2020 | 13:02

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për projektet infrastrukturore që do të realizohen në kryeqytet gjatë vitit 2020 dhe 2021.

Vlera e këtij memorandumi është prej 1.1 milion euro. Abdixhiku ka njoftuar se do të investohet në urën e mbikalimit në hyrje të Prishtinës si dhe në kyçjen e rrethrrotullimit në Veternik.

“Kemi në shkruar një memorandum bashkëpunimi për i investime në hyrje të Prishtinës. Në ndërtimin e urës mbikalim në hyrje të Prishtinës dhe në gjelbërim si dhe në kyçjes e rrethrrotullimit në Veternik. Këto projekte janë të paraparë për vitet 2020-2021”.

“Kemi biseduar edhe për projekte tjera siç edh të edhe pjesa e hekurudhës. Grupi punues do të filloj punën nëse nuk kemi telashe gjatë këtij vitin do të jetë i përfunduar. Vlera e projekteve është 1 milionë e gjysmë”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se në rrugën në Veternik kanë pasur telashe si shkak i shembjes së dheut, por sipas tij ajo do të përfundojë brenda 40 ditëve, raporton “EO”.

Ahmeti ka bërë me dije se shumë shpejt do të bëjë zgjidhjen edhe për lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me lagjen “Arbëria”.

“Rruga e Veternikut që lidhet me Mitrovicën menaxhohet nga Ministria e Infrastrukturës. Kemi pasur telashe në shembjen e dheut. Do të jetë një periudhë 40 ditore për përfundimin e projektit. Shumë shpejt do ta kemi zgjedhjen e ofruar nga ministria edhe me lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me Arbërinë. Këto projekte do të përmirësojnë jetën infrastrukturore”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgaria, e cila ka filluar të lehtësojë masat e izolimit,…