Ministria e Inovacionit me moton “Digital Kosovo” në Berlin

14 nëntor 2018 | 13:33

Me moton “Digital Kosovo” Kosova po prezantohet në Simpoziumin e 53-të të Asociacionit për Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME) në Berlin të Gjermanisë.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së bashku me GIZ-in kanë financuar pjesëmarrjen në këtë Simpozium të delegacionit nga Kosova që përbëhet nga pesë firma anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), 5 Start-Upe të Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), pesë  firma anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, si dhe gjashtë përfaqësues institucionalë.

Synimi i pjesëmarrjes së delegacionit kosovar në këtë ngjarje është në rend të parë ndërkombëtarizimi dhe promovimi i ekonomisë kosovare si dhe informimi i firmave anëtare të BME me potencialin ekonomik që ka Kosova, në veçanti në sektorin e TIK-ut.

Pjesëmarrja në këtë simpozium gjithashtu do të shërbejë për të ndërtuar ura lidhëse ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, për rrjetëzim dhe për të thelluar njohuritë rreth trendeve të fundit në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit në Gjermani.

Simpoziumi treditorë i BME-së për blerje dhe logjistikë që do të mbahet nga 14 deri më 16 nëntor në Berlin, është një ndër ngjarjet më të mëdha të blerësve dhe profesionistëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Evropë.

Një rrjet i madh me 2000 pjesëmarrës, rreth 100 ekspozues dhe rreth 130 folës të niveli të lartë japin inputet e tyre rreth së ardhmes në zinxhirin e furnizimit.

70 për qind të pjesëmarrësve janë drejtues të kompanive, apo në rangun e dytë të vendimmarrjes në kompani.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përmes kësaj…