Ministria e Mbrojtjes dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

07 nëntor 2025 | 12:45

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), prof. dr. Isak Shabani, nënshkruan të premten marrëveshje bashkëpunimi, nëpërmjet të cilës synohet rritja e bashkëpunimit reciprok në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, rritja e kërkimit shkencor dhe trajnimeve praktike.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Dugolli u shpreh se kjo marrëveshje krijon një urë të qëndrueshme mes institucioneve shtetërore dhe akademisë, në shërbim të avancimit të kapaciteteve vendore në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

“Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen – në ngritjen e kapaciteteve, rritjen e ekspertizës vendore dhe krijimin e një mjedisi ku teknologjia shfrytëzohet për mbrojtje, zhvillim dhe progres”, u shpreh mes tjerash Sekretari i Përgjithshëm i MM-së.

Me këtë marrëveshje krijohen mundësi të reja për studentët dhe profesionistët e rinj që të angazhohen në projekte konkrete dhe laboratorë praktikë, duke forcuar rolin e vendit në ekosistemin global të sigurisë dhe inovacionit teknologjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Përballje Podcast”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim…