
Ministria e Mbrojtjes e pranon se disa ushtarë kanë pasur të mbathura atlete
Pas shkrimit të dytë të “Epokës së re” se shkrimi është i bazuar në fakte: duke cituar faqen e FSK-së në “Facebook” se disa ushtarë kanë qenë me mbathje atlete e jo me çizme ushtarake, ka reaguar sërish Ministria e Mbrojtjes ku konfirmon atë çfarë ka shkruar “Epoka e re”.
“Në bazë të planit stërvitor, rekrutët sot janë furnizuar edhe me pajisje individuale duke përfshirë uniformat kamuflazhe dhe çizmet ushtarake. Ashtu siç ndodhë rëndom në stërvitjet ushtarake bazë në Kosovë dhe kudo në botë, ka raste kur rekrutëve nuk u përshtatet numri i kërkuar dhe gjithashtu kanë probleme me adaptimin me veshje ushtarake, sidomos tek çizmet. Në këto raste, për një periudhë tejet të shkurtër, në ditët e para të trajnimit, rekrutëve u mundësohet që të veshin atlete në mënyrë që t’u përshtaten këmbët apo deri në furnizimin e numrave të përshtatshëm për ta, varësisht prej rasteve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Reagimi i plotë i dytë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Në bazë të planit vjetor të FSK-së, sot ka filluar Stërvitja Ushtarake Bazë e rekrutëve të rinj të FSK-së
Në bazë të planit stërvitor, rekrutët sot janë furnizuar edhe me pajisje individuale duke përfshirë uniformat kamuflazhe dhe çizmet ushtarake.
Ashtu siç ndodhë rëndom në stërvitjet ushtarake bazë në Kosovë dhe kudo në botë, ka raste kur rekrutëve nuk u përshtatet numri i kërkuar dhe gjithashtu kanë probleme me adaptimin me veshje ushtarake, sidomos tek çizmet. Në këto raste, për një periudhë tejet të shkurtër, në ditët e para të trajnimit, rekrutëve u mundësohet që të veshin atlete në mënyrë që t’u përshtaten këmbët apo deri në furnizimin e numrave të përshtatshëm për ta, varësisht prej rasteve.
Bazuar në planet vjetore të furnizimit, Forca e Sigurisë ka siguruar uniforma, çizme dhe pajisje tjera individuale dhe kolektive, për tërë personelin e saj, atë aktiv dhe atë që rekrutohet. Çdo pasqyrim tjetër nuk përkon me gjendjen faktike.
FSK dhe Ministria e Mbrojtjes mbeten të përkushtuara në ofrimin e transparencës, si dhe në informimin e drejtë të publikut.
Për Ministrinë e Mbrojtjes: Shikoji fotografitë e publikuara nga FSK-ja në ‘Facebook’