
Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për kuzhinierë, shpërndarës ushqimi dhe pastrues të enëve
15 tetor 2024
| 11:24
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës.
Lajmin është bërë publik ë faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në “Facebook”, derisa konkursi me detaje është i publikuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie.
Sipas dokumenteve të konkursit, ministria e FSK-së ka kërkuar 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 44 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve.