
Ministria e Mbrojtjes pas pranimit të dronëve: Po forcohen kapacitetet goditëse të ushtrisë sonë
10 tetor 2025
| 13:45
Ministria e Mbrojtjes ka falënderuar kompaninë “Baykar”, më saktë prodhuesin “Skydagger”, për dorëzimin në kohë rekord të dronëve të prokuruar nga Ministria e Mbrojtjes.
“Kontrata me kompaninë ‘Baykar’, që është kompania amë e prodhuesit ‘Skydagger’, u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar. Sipas planit fillestar, dronët duhej të mbërrinin në janar të vitit 2026, mirëpo, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të kompanisë, dorëzimi u realizua tre muaj më herët. Me këtë furnizim, Ministria e Mbrojtjes po vazhdon të rrisë dhe forcojë kapacitetet goditëse të ushtrisë sonë, në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore. Faleminderit ‘Baykar’ dhe ‘Skydagger!’”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.