Ministria e Mjedisit ndan 150 mijë euro për kryeqytetin

30 gusht 2018 | 20:29

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi më nënkryetarin e Prishtinës, Selim Pacolli.

Në këto marrëveshje përfshihet mbështetja e MMPH-së në ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Rimanishtë me 100 mijë euro dhe ndërtimin e deponisë së materialeve të ngurta në kryeqytet me 50 mijë euro.

Matoshi u shpreh se ministria që ai drejton do të angazhohet fuqishëm në realizimin e projekteve me komunat e Kosovës, përfshirë këtu edhe Prishtinën.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se nënshkrimi i dy memorandumeve, është vazhdimësi e bashkëpunimit mes MMPH-së dhe qeverisjes së kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për…