
Ministria e Shëndetësisë deklarohet rreth maskave të prodhuara në Gjakovë
Ministria e Shëndetësisë ka folur sot rreth prodhimit të maskave prej një biznesi në Komunën e Gjakovës.
Përmes një njoftimi për medie ka thënë se produktet e tilla nuk janë pajisje medicinale (medical devices), prandaj edhe nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë e të prodhimit si pajisje medicinale.
Ministria ka thënë se nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim në raport me këtë, pasi një gjë e tillë nuk është kompetencë e saja.
“Çështja e subjekteve prodhuese është më tepër në përgjegjësitë e Ministrisë së Ekonomisë dhe mekanizmave mbikëqyrës e zbatues të saj. Prandaj, MSh shpreson që kjo çështje të adresohet në mënyrën adekuate në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa e cenuar afarizmin brenda kuadrit ligjor të subjektit afarist”, është thënë njoftimin e ministrisë.