Ministria e Shëndetësisë: S’ka “Black Friday” në Kosovë

20 nëntor 2020 | 16:25

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se qendrave tregtare dhe super-marketeve nuk do ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”.

Sipas njoftimit, ky vendim ka ardhur pasi grumbullimi i njerëzve në kohë të pandemisë është i ndaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se shkelësit e këtij vendimi do të ndëshkohen nga organet kompetente.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik, por edhe qendrat tregtare dhe super-marketet se nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”.

Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Andaj MSh kërkon nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të vendimeve në fuqi.

Qytetarëve u bëjmë thirrje ë t’i shmangën grumbullimet e panevojshme dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndaluara në interes të ruajtjes së shëndetit të tyre.

Masat dhe vendimet anti Covid duhet të respektohen nga çdo kush dhe në çdo kohë. Kudo që haset në shkelje të masave, organet kompetente të ndërmarrin masa.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gërmimet për të gjetur kufomat e shqiptarëve të vrarë gjatë…