Ministria e Tregtisë vazhdon inspektimet, veç sonte shqiptoi 20 gjoba

12 mars 2022 | 00:09

Mbrëmjen e kësaj të premte, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut, bashkë me inspektorët e ATK-së, inspektorët komunalë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar në të gjithë vendin.

Në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, katër inicime të procedurës për kundërvajtje, si dhe nëntë sekuestrime.

Tutje, thuhet se inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtar i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, Janusz Bugajski…