Ministria ukrainase e Mbrojtjes: Trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha

24 shkurt 2022 | 08:54

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat e saj u janë kundërpërgjigjur trupave ruse, duke u shkaktuar humbje të mëdha.

“Forcat nacionale të mbrojtjes, po përdorin të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Situata është nën kontroll, trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbojrjtjes.

Në anën tjetër është bërë e ditur se nuk ka të vdekur nga ana e ushtrisë ukrainase. E këto pretendime të ministrisë nuk ka mundur t’i konfirmojë CNN.

Ndryshe forcat ruse sot kanë filluar sulmet brutale mbi qytetet e Ukrainës dhe akoma janë duke vazhduar granatimet, duke bërë që një numër i madh i qytetarëve të këtij vendi të largohen dhe kërkojnë vend më të sigurtë përgjatë kufirit me Poloninë, ku edhe janë të stacionuara trupat e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
83 kilogramë e 592 gramë substancë narkotike, e llojit heroinë,…