Ministrja belge e gjeti zgjidhjen për maskën që duket sikur nuk e ke vënë

16 korrik 2020 | 09:26

Meqë do jetojmë me maskë këto kohë pandemie, nuk është e thënë të mbajmë vetëm maskë kirurgjikale. Mund të krijojmë vetë një të tillë, ta bëjmë me porosi, ose ata që janë më shumë se të merakosur të blejnë maskat më të shtrenjta me filtrim të ajrit.

Por kjo ministre e Shëndetit belge ka tërhequr vëmendjen e mediave. Është shfaqur me një maskë gazmore ku duket në formën print hunda dhe goja.

Mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambjentet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë. Belgjika nuk ka një bilanc të rëndë nga koronavirusi. Nga muaji mars nuk është raportuar më asnjë viktimë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakerat morën në dorë llogaritë personale të kokave të “Silicon…