
Ministrja daneze godet Serbinë: S’mund të ecësh drejt BE-së me Rusinë në krah
Ministrja e Danimarkës saj Çështjet Evropiane, Marie Bjerre ka shprehur shqetësimin e saj rreth marrëdhënieve të ngushta mes Serbisë e Rusisë.
Sipas saj, Serbia bashkëpunon me shtetin rus, pavarësisht se Rusia përbën një kërcënim për BE-në.
“Rusia është një kërcënim për BE-në. Ne duhet të tregojmë vendosmëri dhe të ushtrojmë presion shtesë mbi të”, tha Bjere.
Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Zyrtarët e lartë të Serbisë vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të ngushta me Kremlinin, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli se Serbia është e detyruar, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të përafrojë gradualisht politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian.