Ministrja Dumoshi ndan çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

26 shkurt 17:15

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në hapsirat e thesarit antik Parkut Arkelologjik “Ulpiana”, ka ndarë çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që të nderojmë personalitete të shquara për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore duke vlerësuar angazhimin e tyre vjetor por mbi te gjitha jetësor.

“I përgëzoj laureatët e çmimeve që me veprat e tyre kanë kultivuar e bartur në gjenerata këngët e vjetra, që me angazhimin e tyre janë mbledhur e dokumentuar tregime që janë pjesë e thesarit të kulturës e historisë së vendit tonë, laureatët për veprat e botimet e tyre të veçanta që janë bërë falë përkushtimit të tyre si dhe angazhimet në menagjim të institucioneve”.

“Nderimi i personaliteteve, veçanërisht i laureatëve sot, uroj të shërbej si inkurajim dhe frymëzim për më shumë punë në të ardhmen”, ka thënë Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është në situatën më kritike nga pandemia e Covid-19.…