Ministrja e Financave nuk e di se a mund të kthehen 2.1 milionët e vjedhura

26 tetor 2020 | 21:47

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë  se nuk e di nëse mund të kthehen të gjitha mjetet e vjedhura nga Thesari i Kosovës. Deri më tani është kthyer një shumë e caktuar, por mësohet se një pjesë e madhe mungon. “Nuk e di sa mjete mund të kthehen. Llogaritë janë bllokuar. E kemi parë edhe në raportet që janë publikuar. Është tepër e rëndësishme që të kthehen këto mjete pasi janë taksat e qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që secili që është i përfshirë të marrë dënimin e merituar”, thotë ajo në Pressing.

Ajo hedh dyshime edhe mbi personin të cilit i janë hedhur 2.1 milionë euro në llogari. “Me thënë që ja ka vendosë në llogari 2.1 milionë dhe nuk kemi relacion është e pabesueshme. Është një rast me të cilin po merremi”, shton Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka filluar të shqyrtojë masa të reja…