Ministrja Hajdari: Nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë

09 mars 2022 | 13:37

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë të mërkurën se nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë në tregun e Kosovës.

Hajdari gjatë një konference për medie ka bërë me dije se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg. “Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet por mund të marrim masa. Ne kemi marrë masa të ndryshme, duke filluar nga nafta. Mund të këtë edhe devijime të çmimit në treg, aty ku tregtohen dhe furnizohen.  Kjo nuk është fer në treg dhe përmes bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurrencës, ne do t’i identifikojmë të gjitha këto marrëveshje të përbashkëta të tregtarëve dhe produkteve të ndryshme në treg”, ka thënë Hajdari.

Sipas saj, do të shtohen masat e kontrollit të vendimit të marzhës së naftës. “Jemi në vëmendje të afërt me shtetet e rajonit, duke shikuar a kemi mundësi apo bllokadë që njoftohen apo keqnjoftohen. Pra, nuk kemi asnjë bllokadë për furnizim të naftës. Ndoshta javën e kaluar kishte ngadalësim nga Shqipëria, por me autoritetet jemi siguruar që nuk do të ketë vend për shqetësim të manipuluar se nuk ka stoqe në treg. Do të shtojmë masat e kontrollit të vendimit të marzhës së naftës”, deklaruar ministrja Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…