
Ministrja Hajdari thërret konferencë për medie, do të flasë për grurin
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, do të mbajnë konferencë për medie.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se konferenca do të bahet në orën 11:00 në ndërtesën e qeverisë.
Kjo konferencë vjen pas përplasjes që po vazhdon rreth rendimentit të grurit sivjet. Fushata e korrje-shirjeve të grurit në vend po vazhdon, ndërsa fermerët kanë të dhëna të tjera prej Ministrisë së Bujqësisë lidhur me rendimentin e sivjetmë.
Në botë për rendimentin e grurit ka kohë që po diskutohet, ndërsa Rusia po mundohet ta ndalë eksportin e Ukrainës, nga çka janë të varura shumë vende. Në Kosovë debati për grurin nisi javën e kaluar, kur Pal Gjuraj nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se sivjet pritet të ketë më pak grurë sesa vitin e kaluar.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pret vit të begatë dhe insiston se do të dalë e kundërta.