Ministrja Haxhiu shfuqizon dy vendime

25 mars 2021 | 23:22

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me emërime siç tha ajo pa bazë ligjore.

Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se janë shfuqizuar vendimet për emërimin e Dritan Bajramajt dhe Kadri Halitit në pozitat zëvendësuesve të Drejtorëve të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Postimi i plotë i saj:

Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë.

Bashkëngjitur gjeni vendimet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka pritur në…