Ministrja Hoxha prezantoi para Qeverisë rekomandimet e Raportit të Progresit

23 prill 2018 | 11:40

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka prezantuar përmbledhjen e rekomandimeve kryesore të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian, duke adresuar çështjet dhe nga duhet vepruar intensivisht për të arritur progres që të njëjtat mos të përsëriten në raportin e radhës.

Ministrja është fokusuar vetëm në rekomandimet kryesore për Zyrën e Kryeministrit, Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Zhvillimin Ekonomik, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke mos u ndalur në rekomandime teknike por vetëm në ato më të rëndësishmet.

“Konsideroj që iniciativa e sotme për shqyrtimin e planit aksional është shumë e qëlluar. Gjate ditëve në vijim, MIE do të ftojë takimin e ardhshëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, si dhe do të diskutojë të gjeturat e Raportit në kuadër strukturave të brendshme për integrim evropian”, ka thënë ministrja Hoxha, duke shtuar se një numër i madh i rekomandimeve do të adresohet përmes zbatimit të programit për MSA-në dhe Agjendës Evropiane të Reformave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Verne Troyer, i njohur më së shumti për rolin e…