Ministrja Nagavci vizitoi çerdhen “Ardhmëria” në Prishtinë

09 tetor 2025 | 14:24

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitoi sot çerdhen “Ardhmëria” në Prishtinë, ku u prit nga drejtoresha e institucionit, Lumnije Çitaku, dhe stafi edukativo-arsimor dhe mbështetës.

Gjatë takimit u diskutua për punën që zhvillohet në këtë institucion parashkollor, aktivitetet e përditshme me fëmijët dhe angazhimin e stafit për krijimin e një mjedisi të sigurt, të ngrohtë dhe nxitës për zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Ministrja Nagavci vlerësoi përkushtimin e stafit dhe theksoi rëndësinë që MAShTI i kushton mbështetjes së institucioneve të edukimit në fëmijërinë e hershme, si pjesë e strategjisë për përfshirje më të gjerë dhe cilësi më të lartë në këtë fazë të arsimit.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, çerdhja “Ardhmëria” është përfituese e një investimi me lodra didaktike në vlerë mbi 12 mijë euro, të ndarë nga MAShTI për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve edukative.

Vetëm në Komunën e Prishtinës, gjatë pesë viteve të fundit, MAShTI ka realizuar dhe është në proces të zbatimit të 55 projekteve, me një vlerë të përgjithshme mbi 12.25 milionë euro, që përfshijnë:

Këto investime përfshijnë përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore në institucionet publike të kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi zgjedhor i PDK-së në Tërstenik po rrit çdo ditë…