Ministrja Pacolli: Do t’i mbrojmë ujërat, janë prioritet në mandatin tonë qeverisës

03 mars 2026 | 10:50

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli bashkë me zëvendësministrin Avni Zogiani dhe Inspektoratin Mjedisor vizituan sot pellgun ujor të lumit Lepenc për të parë nga afër procesin e kontrollit dhe inspektimit të hidrocentraleve dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe resurseve ujore.

Qëllimi i kësaj vizite, sic thuhet në një njoftim të ministrisë, ishte të vlerësohet se aktiviteti i këtyre operatorëve zhvillohet në përputhje të plotë me lejet mjedisore dhe ujore të lëshuara, si dhe me standardet teknike dhe ligjore të përcaktuara.

“Njëri prej sektorëve që i mbulon Ministria dhe që është jashtëzakonisht i rëndësishëm, si dhe pjesë e prioritetit tonë, janë ujërat. Do të fokusohemi që ujërat e shtetit të Kosovës të shfrytëzohen në mënyrën më të qëndrueshme të mundshme, pra të mos keq shfrytëzohen dhe të mos keq menaxhohen. Mbrojtja e lumenjve dhe mbrojtja e ujërave të Kosovës është fokusi ynë kryesor”, ka thënë Pacolli, njofton ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG),…