Ministrja Pacolli merr vendim të rëndësishëm për lumenjtë e Kosovës
10 mars 2026
| 16:26
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar marrjen e vendimit për nisjen e procesit të rikthimin të rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në vend.
Sipas Pacollit, ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, përfshirë digat e vogla dhe pragjet.
“Përmes këtij vendimi synojmë të përmirësojmë cilësinë e ujit, të rikthejmë migrimin natyror të faunës ujore dhe të zvogëlojmë rreziqet nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.



