Ministrja Shahini: Gati plani për zhvendosjen e nxënësve të shkollave të dëmtuara nga tërmeti

03 dhjetor 2019 | 13:28

Po vazhdon puna intensive për të rifilluar mësimin në shkollat e padëmtuara në zonat më të prekura nga tërmeti. Kështu ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini.

Po kështu thuhet se njëkohësisht, është gati plani i zhvendosjes si dhe është siguruar transporti i të gjithë nxënësve nga shkollat e dëmtuara drejt shkollave pritëse.

Shahini ka inspektuar nga afër shkollën e dëmtuar 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj, Vorë.

Më pas, ka zhvilluar një takim me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Marqinet”, Vorë, e cila do të jetë edhe shkolla pritëse për nxënësit e shkollës “Ramazan Subashi”.

Gjatë inspektimit, ministrja Shahini ka kërkuar që rifillimi i mësimit të bëhet me fleksibilitet në ditët e para dhe të fillohet me një informim shumë të mirë për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës dhe deputetja e…